Hapësire reklamuese

Politikë

Basha poston videon: Nëse s’jeni të kënaqur me drejtuesit, zëvendësojini!

Shkruar nga Newsbomb
Foto e shkëputur nga video e Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjete sociale një video, në të cilët dëshiron të japë për qytetarët e thjeshtë mesazhin: Nëse jeni të pakënaqur me drejtuesit, mund t’i zëvendësoni.

Video-spoti është realizuar në mënyrë të tillë ku shihen disa qytetarë të pakënaqur dhe iu jepet mundësia që të ndërrojnë një produkt të caktuar. Mirëpo krahas mesazhit që dëshiron të japë lideri demokrat, vihet re se ka një “gabim” të madh në formë.

Basha flet gjithë kohën për varfëri, papunësi dhe skamje, ndërkohë personazhet në video shihet të ulur në restorant, duke ngrënë pulë me patate, të tjerët duke luajtur video-lojëra e duke ngrënë pica për qejf, ndërs një vajzë e re ndërron kufjet që mund të kushtojnë deri në 100 mijë lekë të vjetra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.