Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana nga qendra e votimit në Tiranë, është shprehur se deri më tani kanë votuar 23.536 demokratë ose 31.3%
Ai u shpreh se procesi vijon normalisht dhe se ka pasur zëvendësim të disa vëzhguesve për arsye të ndryshme.
Në lidhje me deklaratën që bëri Bujar Nishani që e quajti procesin e votimit maskaradë elektorale, Gjana me ironi është shprehur “mos e ka ngatërruar me zgjedhjet e 25 prillit”.
“E dhëna e pjesmarrjes për orën 13 në shkallë vendi është 23.536 ose 31.3%. Procesi ka vijuar normalisht, ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi për arsye të ndryshme. Probleme të tjera nuk jemi të infomuar.
Mos e ka ngatarruar me 25 prillin (i referohet Bujar Nishanit), por gjithsesi është në të drejtën e tij. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem. Mund të them se vetëm në 3 orë për llogari të Shehajt kemi ndërruar 3 komisionar, kemi larguar e i kemi zëvendësuar, e kemi ndërruar sërish. Kam përshtypjen e kam kostatuar nuk janë vota, është fleta e votimit që është publikuar dhe kanë ftuar në rrjetet e tyre për të nxitur individët, por nuk janë fotografi që vijnë nga qendrat e votimit,” tha Gjanaj.