Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Basha plas emrat: Ja kryebashkiaku dhe deputeti i PS që i bëjnë presion policisë pas denoncimit të bujshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë para gazetarëve menjëherë pas mbledhjes së grupit në parti.

Ai ka folur për disa çështje kryesore që u biseduan aty edhe ka ftuar të gjithë gazetarët që të mos jepen para presionit edhe të denoncojnë raste ashtu siç bëri gazetari Artan Hoxha javën e kaluar ku denoncoi se i shumëkërkuari Durim Keçi ka lidhje të forta me politikën dhe se persona me imunitet janë paraqitur për t’i ushtruar presion policisë.

Sipas kryetarit Basha këta dy persona me imunitet janë Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako si edhe një deputet i Partisë Socialiste.

 “Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ne ju ftojmë ju gazetarët e ndershëm dhe kurajozë, të mos jepeni para presionit të gjithë anshëm.

Vetëm të enjten e kaluar një nga gazetarët kurajozë Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Keçit persona me imunitet janë paraqitur për ti ushtruar presion policisë, në dijeninë tonë është kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe një deputet i PS.

Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar ka një mbrojtës dhe një promovues që është kryeministri. Beteja për shqiptarët është beteja për të larguar ata që janë bërë njësh me kriimin, kryeministri Rama dhe mashat e tij në pushtet.”, u shpreh Basha. 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img