Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha pjesë e Rithemelimit? Bardhi paralajmëron: Së shpejti bashkohet i gjithë kampi

Shkruar nga Newsbomb
Basha pjesë e Rithemelimit? Bardhi paralajmëron: Së shpejti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka pralajmëruar se shumë shpejt do të ketë një bashkim të të gjithë grupit të kësaj force politike.

Gjatë një interviste për Report Tv, Bardhi tha se është duke punuar me të gjithë kolegët për bashkim dhe se shumë shpejt do iu bashkohet edhe pjesa e deputetëve të tjerë, të cilët aktualisht janë rreshtuar në krah të Lulzim Bashës.

Kështu deputeti demokrat lë të kuptohet se edhe Basha do të bëhet pjesë e tyre për të “luftuar” kundër qeverisë dhe për ti bërë gati për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen në 2025.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar u dal dhe te vizita e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke theksuar se vizita e tij nuk ka lidhje me lëvizjet që po bëhen brenda partisë.

“Lëvizjet s’kanë lidhje me vizitën me SHBA. Nuk e ngatërroj vizitën në SHBA me zhvillimet brenda PD. E kam bërë të qartë këtë. Sikundër kam premtuar që po punoj bashkë me kolegët e tjerë, 43 deputetët që jemi bashkë, po punojmë për bashkim. Shumë shpejt do të ketë zhvillime për bashkim të të gjithë kampit", tha Bardhi.

LEXO EDHE: Deputetët bashkë në “shtëpi”, Bardhi ndan detaje: S’jemi zënë për postet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese