Kreu i Partisë Dekratike Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Parlamentit maqedonas për ndryshimin e emrit, në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Basha shprehet se ky akt është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike.
'Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.
Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike' thuhet në deklaratën e Bashës.
Sondazh
Poll