Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë dhe fton qeverinë: Masë e propozuar nga PD, qeveria të mos ketë asnjë kompleks...

Shkruar nga Newsbomb
Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë pagesën e kredive për 3 muaj.

Ai tha se kjo është një masë e domosdoshme në këtë situatë për të qenë pranë qytetarëve dhe biznesit të vogël.

"Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël", shkruan Basha në twitter.

Gjithashtu kreu i PD i ka bërë ftesë qeverisë që të mos ketë asnjë kompleks për zbatimin e masave ekonomike të propozuar nga Partia Demokratike, por të veprojë pa humbur kohë.

"Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret", vijon në statusin e tij Basha.

Numri i të infektuarëve në vendin tonë ka arritur në 23, ndërsa dje u shënua vdekja e parë nga koronavirusi.

Qeveria ka marrë vendim për të ndaluar qarkullimin nga dita e nesërme deri në mesnatën e së dielës.

89458183_3013841802000314_5441203151434678272_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll