Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Basha për vizitën e Ramës në Çeki: Historitë e tij “çeke” u kanë kushtuar shtrenjtë shqiptarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas vizitës së zhvilluar në Çeki ditën e sotme të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar atë për qendrimin e mbajtur atje.

Sipas Bashës, Rama në Çeki nuk foli për skandalin e “CEZ” apo alibinë e tij se ky vend kishte kërcënuar me veto për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, por shkoi dhe foli për futboll.

Kreu i opozitës shprehet se historitë “çeke” të Ramës u kanë kushtuar shtrenjtë shqiptarëve.

Deklarata e Lulzim Bashës në facebook:

Partia Demokratike mbeshtet fuqishem zhvillimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe Shqipëri-Çeki.

Por ndërsa Edi Rama viziton Çekinë e flet për futboll edhe atje, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për 600 milionë euro që ndau me kompaninë CEZ, dhe ndalimin me ligj të hetimit të kësaj afere.

Alibia e tij, sikur Çekia kishte kërcënuar me veto për marrjen e statusit të vendit kandidat u rrëzua të paktën tre herë.

Në skandalin më të madh të korrupsionit në vendin tonë është përfshirë ai vetë duke u marrë shqiptarëve 600 milionë euro, e duke i ndarë me kompaninë çeke.

Historitë “çeke” të Edi Ramës u kanë kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve. Por transparenca do të bëhet, hetimi do të bëhet, drejtësia do të vihet ne vend.

Lexo edhe: PD-Metës: Vendos “CEZ”-in në kalendar, harresë e paqëllimshme nga ana juaj

Më shumë

spot_img
spot_img