Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Basha për rritjen e çmimeve: Do të nxitim protestat e qytetarëve, ambasada u korrigjua në njoftimin e saj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partsië Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët foli edhe për protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve në vend.

Lideri demokrat u shpreh se protesta e qytetarëve nuk është çështje politike, por një çështje kombëtare, duke shtuar se kjo forcë politike do të nxitë dhe ofrojë mbështetje në çdo lloj forme.

Ndër të tjera ai përmendi dhe korrigjimin e ambasadës së SHBA, e cila fillimisht e cilësoi protestën të organizuar dhe të thirrur nga PD-ja.

“E keni parë pjesëmarrjen e partisë në protesta. Keni parë edhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade, të nje vendi partner.Ne nuk fshihemi pas askujt se kemi thirrur protesta më të mëdha që ka njohur ky vend.

Nuk është çështje partie, por çështje kombëtare dhe qytetare. Jemi të lumtur që qytetarët kanë nisur reagimin e tyre. Ne do të jemi aty do t’i nxisim, inkurajojmë dhe mbështesim në çdo formë.

Në fushën e energjisë dhe të ligjit e teknologjisë, zhvillimit rural, arsimit, integrimit, PD disponon ekspertët më të mirë që ka vendi”, u shpreh Lulzim Basha.

Më shumë


spot_img








spot_img