Hapësire reklamuese

Politikë

Basha për Ramën: Po mundohet të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë një takimi në qytetin e Sarandës.

Basha në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se Rama po mundohet të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun, duke i fryrë në këtë mënyrë ndarjes dhe përçarjes midis shqiptarëve. Kreu i opozitës shkruan më tej se kryeministri ka lënë në baltë gegë dhe toskë, demokratë e socialistë, prandaj largimi i tij është zgjidhja e vetme.

Lexo edhe: Rama: Në bregdet u importuan pronarë nga veriu, e panë detin për herë të parë me Saliun

Postimi i Lulzim Bashës:

I mbushur deri ne fyt me mllef, urrejtje dhe percmim per popullin e tij, njeriu qe ndertoi pa leje ne mes te Tiranes simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky qe bekoi sarajet pa leje te Kokedhimes me shoke dhe dhjetra ndertime te tjera pa leje te familjareve dhe klienteve te tij ne mes te Parkut te Tiranes, ne lulishtet e pallateve te Tiranes, ne bregdet e kudo, ky qe per vete ndertoi nje vile bunker 56 metra te gjate pa bere asnje transparence para shqiptareve, ky zhvates perserites i perbuzur nga mbare vendi e kombi, shpreson te gjeje strehe ne jug duke sulmuar veriun, por me keq per te. Ai eshte njesoj i neveritur, kudo sepse prej dy vitesh shtyp e varferon cdo shqiptar, ne Vlore, ne Sarande, ne Shkoder, Tropoje, Elbasan e Durres, Korce e Lezhe. Nje i paturp qe tregon popullin me gisht si hajdut por per vete ndalon me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit prej 600 milion euro, ky per te cilin raporti i punes se OSBE shkruan se ka nje pasuri prej 200 milion euro, ky aksident i historise sone kombetare me pasoja te renda i fryu sot nga Bregu i shqiptarise ndarjes dhe percarjes midis shqiptareve. I tmerruar nga nje popull i tere qe e njeh si pergjegjesin dhe shkaktarin e krizes me te thelle ekonomike dhe sociale ne vend, i zgerlaqur nga mosbindja civile dhe protesta qe sa vjen e rritet, ky qe ka lene ne balte gege e toske, demokrate e socialiste, ky qe i le ata te vetevriten e te vdesin se ftohti per 3 mije leke por deputetet e tij kriminele e kusare i blaton perdite me tendera, koncesione, laguna, nafte, krom, kontrabande cigaresh dhe emerime te paligjshme, ky pra kujton se do te gjeje shpetim duke i fryre percarjes e dasise. Ngrihuni toske e ngrihuni gege, ngrihuni shqiptare ti tregojme vendin. Vendimi per largimin e Edi Rames eshte popullor, kombetar dhe i pakthyeshem! Te enjten me 17 dhjetor para Kuvendit! Shqiperia NGRIHET e nuk prapset. Te gjithe ne shesh per te ndalur qeveri-fatkeqesine.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.