Hapësire reklamuese

Politikë

Basha për përplasjen mes deputetëve të PD: Burrecët e vegjël sulmuan një grua

Shkruar nga Newsbomb
Basha për përplasjen mes deputetëve të PD: Burrecët e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes së Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës me Flutura Açkën në Komisionin e Medias.

Basha me anë të një postimi në platfomën “X”, cilëson si “burrecë të vegjël”, deputetët e opozitës që sulmuan Açkën, teksa shkruan se kjo provon se sa të dobët janë.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në postimin e tij.

Kujtojmë që Gazment Bardhi dhe Flamur Noka patën një debat të ashpër me Açkën, e cila drejton dhe Komisionin e Medias. Gjatë përplasjes Bardhi dhe Noka i hoqën mikrofonin Açkës duke i kërkuar të ndërpresë komisionin  dhe “mos t’i shërbente Ramës”. Mbledhja u ndërpre për shkak të tensioneve dhe zhurmuesve që ishin vendosur në sallë.

Lexo edhe: Debat mes opozitës në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka përplasen me Açkë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese