Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha për paktin PS-Rithemelim: Nuk është për anëtarësimin në BE, por pazar i pastër

Shkruar nga Newsbomb
Basha për paktin PS-Rithemelim: Nuk është për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me Kuvendin Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike në Berat ka komentuar negociatat e arritura mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

Basha dhe njëherë përsëriti se Rama ka bërë marrëveshje me Berishën për të mbrojtur marrëveshjen e vitit 2008 për të mbajtur të mbyllura listat e kandidatëve për deputetë.

Nuk është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por është pazar i pastër mes rrangalleve të vjetra të tranzicionit, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri-tjetrin, sipas lojës 35-vjeçare, që i yti mishin të ha, por kockën ta ruan.

Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetë zyrtarizon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan “Non grata”, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamentare.- tha Basha.

Ai shtoi se Rama dhe Berisha duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës.

“Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpunim me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot.”- ka thënë ndër të tjera Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese