Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha për lirimin e Tahirit: Goditje e rëndë për drejtësinë, duhet vettingu i politikanëve

Shkruar nga Newsbomb
Basha për lirimin e Tahirit: Goditje e rëndë për

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm  Saimir Tahiri.

Deputeti demokrat e cilësoi këtë si një goditje të rëndë për drejtësinë. Ai u shpreh se është i nevojshëm vettingu në politkë, pasi sipas tij do të do të hidhte dritë mbi pasuritë e politikanëve dhe familjarëve të tyre.

“U lirua ndërsa vijon çështja e SPAK për grup të strukturuar kriminal. Goditje e rëndë për drejtësinë dhe besimin e të rinjve në drejtësi.

Vettingu i politikanëve do të thotë që ata të jenë subjekt i i një kontrolli të plotë të pasurisë së tyre dhe familjarëve.

Që të kuptohet kush është i korruptuar dhe kush është peng tek kush. Vettingu i politikanëve dhe listat e hapura shkojnë krah njëra-tjetrës”, tha Basha në takimin me të rinjtë në Tiranë.

Ndër të tjera Basha tha se lidhja mes deputetit dhe zgjedhësit është këputur, pasi  sipas tij marrin votat më pas i kthejnë shpinën popullit.

“Problemi i marrëdhenies i te zgjedhurit me zgjedhësin është nje problem. Problemet e qytetatrëve gjejnë zgjidhje te politikat e hartuara nga vendimmarrësit ne parlament. Nese pasi marrin votat dhe kthejnë shpinën qytetarëve, kuptohet qe vendimet pavarësisht se merren ne emrin tuaj, në fakt nuk merren per hallet dhe problemet tuaja.

Sistemi kushtetues qe kemi ne, e ka këputur lidhjen mes deputetit dhe zgjedhësit. Mjafton qe deputeti të jetë në një vend te sigurtë në listë sipas llogarive te partive dhe deputeti zgjidhet”, tha Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese