Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha për inceneratorët: Disa qanin në Komisionin hetimor nga frika, koka e grupi është Rama

Shkruar nga Newsbomb
Basha për inceneratorët: Disa qanin në Komisionin hetimor nga

Kreu i PD, Lulzim Basha po mbanë një konferencë me gazetarët ku po flet për aferën e inceneratorëve.

Ai tha se në Komisioni hetimor për inceneratorë thanë se një pjesë e atyre kanë thënë se e kanë bërë pa e ditur.

Ndër të tjera Basha tha se lotët në Komisionin hetimor tregojnë frik dhe se janë të frikësuar, duke iu referuar  Sabina Cenameri – Ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, e cila në Komisionin kur po fliste u përlot.

“U dridhej buza e disa u dilte lot. Nga një zonë e nderuar që para procesit nuk njihej si ushtarake apo prokurore e hekurt.

Ju kemi kërkuar fakte pse frikësohen këta zyrtarë pse qajnë? Cfarë tregojnë këto lot, ata nuk u drejtuan ndonjë armë, larg qoftë. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta. Një pjesë e tyre thonë se e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë.

E deri tek të tjerët që në mes të lotëve filluan të belbëzojnë gjëra që nuk kishin kuptim. Kjo është arsyeja se përse gjatë kësaj jave anëtarët e PS kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen e disave. Sepse janë njerëz të thjeshtë jo ata me makina lluksi dhe kishin frikë se do të tregonin të vërtetën para shqiptarëve.

Nëse dikush nga ngjyer gishtin tha Rama, Cfarë kryeministri është ky kur ministrat ngjyejn gishtat mbrapa kurrizit të tij. Koka e grupit është Edi Rama vetë” tha Basha ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll