Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

Basha për genocidin serb: Shqipëria duhet të dëshmojë se s’mund të ketë interes më të lartë se ai i Kosovës

Lajme të ngjashëm

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e sotme plenare foli për gjenocidin serb në Kosovë, duke kërkuar miratimin e rezolutës.

Në fjalën e tij, deputeti i PD, Basha theksoi se nëse nuk dënohet, e shkuara rrezikon të përsëritet. Sipas tij për Shqipërinë nuk ka interes më të lartë se interesat e Kosovës.

“Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar genocidin serb.

Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit. Një raport “fake”, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit – siç e ka pohuar vetë protagonist – ishte planifikimi për eliminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërish shqiptarët”, tha Basha.


Më shumë