Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Basha pas takimit me taksistët në Tiranë: Katigoria më e goditur, plani ynë me 5 pika parashikon çek prej 1000 eurosh

spot_img

Lajme të ngjashëm

6e19b892405a3a0633c672719c72f52a

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme disa takime me taksistët në Tiranë, ku është njohur edhe me problematikat e tyre.

Me anë të një postimi në rrjtetet sociale Basha shkruan se taksistët janë ndër kategoritë e biznesit të vogël më të goditura nga karantina dhe nga kriza e thellë ekonomike.

Ai shprehet se shqiptarët paguajnë sot çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të liçensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme.

Sipas tij plani i tyre me 5 pika për këtë sektor,parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Sot u ndala në disa pika të Tiranës, ku u takova dhe bisedova me taksistë, të cilët janë ndër kategoritë e biznesit të vogël më të goditura nga karantina dhe nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vendin në çdo sektor të ekonomisë.

Taksistët shqiptarë paguajnë sot çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të liçensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme. Shërbimi i taksive në Shqipëri është një shërbim model krahasuar me rajonin, ndërsa trajtimi grabitqar nga qeveria i ka rrënuar ekonomitë e tyre modeste.

Këto probleme të taksistëve sot janë në fakt problem i gjithë sipërmarrjes së vogël. Ndaj dhe propozimi dhe plani ynë me 5 pika për këtë sektor, sektorin e biznesit të vogël parashikon një çek prej 1000 eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

Nuk është një shumë marramendëse që nuk përballohet dot nga buxheti i shtetit, nëse hiqet dorë nga vjedhja dhe shpërdorimi që vazhdon dhe sot që flasim me afera korruptive të përditshme. Edhe sipërmarrja mund të ndihmohet edhe njerëzit që kanë humbur vendin e punës mund të ndihmohen me 160 mijë lek në muaj edhe ata që rimerren në punë mund të ndihmohen duke i dhënë punëmarrësit që i rimerr në punë 200 mijë lek për t’i rimarrë në punë ata që është detyruar t’i heqë gjatë pandemisë edhe pensionisti mund të përfitojë atë 20 mijë lekësh për të bërë shpenzimet shtesë të pandemisë.

Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon heqjen e taksës “Rama” për karburantin, që do të ulë çmimin e naftës me 240 lekë, luftimin e monopoleve në këtë sektor dhe rikthimin e konkurrencës së ndershme. Bashkë do t’i rikthejmë frymëmarrjen edhe këtij sektori të ekonomisë.

Më shumë

spot_img