Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Basha pas takimit me studentët dhe pedagogët: Rama nuk bëri asgjë, ne s’do lëmë asnjë të ri pa studiuar për shkak të varfërisë! 50-100% financim të tarifave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ba595c445368be09250ab02ff6554a8a

Kryatri i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe pedagogë, të cilëve iu ka paraqitur planin e tij për arsimin.

Basha i premton pedagogëve se do të kenë rrogë 900 euro dhe profesorët me gradë deri në 1300 euro.

Sipas liderit të opozitës asnjë i ri i varfër nuk do të mbetet pa u arsimuar, dhe premton se PD do të financojë 50-100% të tafifave të studentëve.

Shënimi i Bashës

Kisha kënaqësinë të isha sot bashkë me pedagogë dhe studentë, për të diskutuar me ta planin tonë “Shqipëria fiton arsimin”. Edi Rama nuk dha asnjë mbështetje as për kërkimin shkencor, as për kualifikimin e të rinjve tanë, as për lidhjen e universiteteve me tregun e punës. Nuk mjaftoi, bëri një ligj të arsimit të lartë që kap politikisht universitetet dhe i vë ato në shërbim të objektivave të tij personalë.

Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” do ta transformojë arsimin e lartë dhe atë profesional. Ne do t’u rikthejmë dinjitetin pedagogëve duke rritur pagat në nivelin e 900 eurove per pedagogët dhe 1300 euro për profesorët. Do të financojmë me grante arsimin e lartë dhe do ta dixhitalizojmë gjithë këtë cikël arsimor me një projekt prej 40 milionë dollarësh.

Ne nuk do të lëmë asnjë të ri të mbetet pa studiuar për shkak të varfërisë. Do të financojmë 100% tarifat e studimit për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të nxisim punësimin e dhjetëra mijëra studentëve të diplomuar përmes programit të praktikave të punës së paguar prej 300 mijë lekësh të vjetra në muaj, për 10 mijë më të mirët çdo vit.

Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të punojnë në kompani të huaja me paga të larta dhe mundësi për karrierë në vendin e tyre. Me këtë program Shqipëria fiton ekonominë, fiton arsimin, fiton rininë. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

Screenshot_7.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img