Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha pas takimeve me qytetarët: Beratasit të bindur se koha e Ramës ka kaluar. Këto zgjedhje nuk janë as për mua e as për të, por për shqiptarët!

Shkruar nga Newsbomb
Basha në Berat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një shënim në rrjete sociale pas takimeve të shumta që zhvilloi sot në qytetitn e gurtë të Beratit.

Ai thotë se vuri që qytetarët atje janë të zhgënjyer për çfarë ka kaluar dhe entuziastë për atë që do të vijë pas 25 prillit.

Lideri demokrat thekson se këto zgjedhje nuk do të jenë as për të e as për Ramën, por për shqiptarët.

Shënimi i Bashës

Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen.

Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua.

Këto zgjedhje janë për shqiptarët!

Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton! #ShqiperiaFITON

Lexo edhe: ‘Do rishikohet akciza për alkoolin’, Basha në Berat garanton sipërmarrësit: Pijet shqiptare do të kenë sukses në tregje, brenda dhe jashtë vendit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll