Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Basha paralajmëron: Rama nuk bindet me forcën arsyes, ja si bindet më 13 maj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi në selinë e BLU me ambasadorin e SHBA, Donald Lu ka vazhduar të mbajë të njëjtin qëndrim për të protestuar më datë 13 maj.

Burimet nga brenda PD bëjnë me dije se tema e diskutimit të liderit demokrat dhe ambasadorit LU ka qenë zgjidhja e ngërçit politik. Por nga ajo se çfarë ka shkruar Basha në facebook duket se rruga e kompromisit mes palëve duket ende shumë larg.

Statusi i plotë:

Shkaqet e krizës ku gjendet vendi janë tek politika e dështuar e Edi Ramës, tek futja e kriminelëve në politikë, tek kthimi i vendit në hambar droge, tek grabitja e çdo pasurie publike dhe mosmbajtja e asnjë premtimi. Në 3 vite e gjysëm ne e kemi bërë betejë tonë kundër kësaj politike shkatërruese, e kemi bërë në Kuvend, në komunikimet publike, në media, në kancelaritë e huaja. E kam bërë unë, grupi ynë parlamentar, aleatët tanë opozitarë. E kanë bërë edhe njerëzit e vlerave, intelektualët, akademikët, gazetarët e lirë, dhe mijëra qytetarë të thjeshtë. Por në 3 vite e gjysëm të kësaj beteje nuk është arritur dot as një e dhjeta e asaj që qytetarët e bashkuar arritën në 81 ditë qëndresë.

Mësimi është i qartë, përfundimi është i thjeshtë për këdo që do të shohë dhe të kuptojë të vërtetën. Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentimit, nuk e njeh forcën e arsyes. Ai njeh dhe mund të respektojë vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes protestës, përmes manifestimeve, përmes mosbindjes civile, përmes betejës totale për zgjedhje të lira e të ndershme. Ndaj sot ne përsërisim këmbënguljen tonë për të vazhduar betejën tonë deri në fitoren totale të kësaj kauze. Manifestimi dhe bashkimi më i madh në historinë e Shqipërisë demokratike, të shtunën në orën 12, tani është axhenda dhe kauza e çdo qytetari. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img