Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Basha paralajmëron Ballën: Koha për t’u shqetësuar ti s’ka ardhur akoma… Sulmon me emra 2 prokuroret

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar hapur kreun e grupit të PS Taulant Balla i cili e ka ndërprerë disa herë nga vendi teksa kryedemokrati mori fjalën në foltore.

“Koha për t’u shqetësuar ti s’ka ardhur akoma, ti shiko endrra për momentin. Do mbash përgjegjësi për këtë në prokurori”, tha Basha ndërsa pyeti se nga e di policia e Fatmir Xhafajt kush është dëshmitari X.

Balla: E njoftoi Mark Frroku.

Basha: Kush e njoftoi? Mark Frroku? Do mbash përgjegjësi për këtë në prokurori.

(Balla flet nga vendi por s’dëgjohet)

Basha: Nga e din policia e Xhafës kush është dëshmitari X kush është ky me audiopërgjimin që qenka i falsifikuar, kush ua tha, ua thanë Xhafajt, vëllai i madh e i vogël se ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X. Sepse gjithcka në atë bisedë është e vërtetë. Kamikazet Marku (kryeprokurorja Arta Marku) dhe Prela (Donika Prela, prokurore e Krimeve të Rënda) nuk veprojnë se për këtë punë janë aty.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img