Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha: Opozita është e bashkuar, Rama do shporret në 25 prill, do pësojë disfatën më të madhe dhe nga vetë socialistët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94e38aad6d4e74a26513b75b4f4a2288

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë në emisionin “Kjo javë”, i pyetur se kur PD do të ketë një marrëveshje me aleatët e saj, deklaroi se tashmë Partia Demokratike e ka një marrëveshje me partitë aleate dhe do të jenë të bashkuar gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Basha tha se 25 prilli do të jetë dita që Rama do të pësojë një disfatë të madhe, disfatë që do e marri dhe nga vetë socialistët, të cilët janë të pakënaqur nga qeverisja e Rilindjes.

Nisida Tufa: Kryetarja e LSI ka deklaruar se në disa zona Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste Për Integrim do të kenë një listë të përbashkët, në cilat zona i keni pritshmëritë ?

Lulzim Basha: Këto janë të gjitha…është e saktë ajo që thotë zonja Kryemadhi edhe unë e kuptoj që ka interes gjithmonë edhe për këtë le të themi aspekt taktik të politikës. Më ndjeni në qoftë se vëmendja ime sot edhe në këtë bisedë që kemi bashkë nuk është kaq shumë takcicizmi politik se sa tek ato që janë problemet e vërteta të shqiptarëve. Nuk mendoj që shqiptarët sot shqetësim kryesor kanë se si do të maksimalizojmë votën e PD-LSI, padiskutim që ne kemi një plan të qartë dhe do ta shpalosim atë hap pas hapi.

Nisida Tufa: Kur zoti Basha ?

Lulzim Basha: Sepse qëllimi ynë kryesor është që çdo votë e shumicës absolute të shqiptarëve që duan largimin e Ramës të shkojë aty ku duhet edhe të numërohet

Nisida Tufa: Zoti Basha do ta maksimalizoni apo do ta mbroni votën sepse ky është qëllimi?

Lulzim Basha: Të dyja bashkë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njëra është maksimalizimi i votës dhe e dyta është mbrojtja e votës. Dhe për të dyja pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, pavarësisht aleancës së tij të vazhdueshme me faktorët më negativë të shoqërisë, një gjë është e sigurtë, fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë, i vulosur.  

Nisida Tufa: Mirë se mazhoranca për shembull shprehet qartë. Zoti Basha Partia Socialiste llogarit se ka fitore të sigurtë, ka hambar mandatesh Fierin, Vlorën, Gjirokastrën apo Beratin. Në vijim të asaj që unë iu pyeta, ku i ka protshmëritë Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Në të gjithë Shqipërinë, nga jugu në veri Rama dhe klika e tij do pësojë disfatën më të thellë.

Nisida Tufa: Këtë ua tregojnë sondazhet zoti Basha?

Lulzim Basha: Sigurisht dhe nuk ka diskutim që kjo do t’i vijë jo thjeshtë dhe vetëm nga shumica dërrmuese e shqiptarëve që i gënjeu, i mashtroi, me premtime boshe që nuk i mbajti por Nisida të jesh e bindur do t’i vijë dhe nga vetë socialistët shqiptarë, të cilët njësoj si shumica dërrmuese e popullsisë në këto tetë vite në veçanti katër vitet e fundit, kanë parë varfërinë të thellohet, kanë parë pamundësinë për të siguruar një vend dinjitoz pune dhe janë edhe më të zhgënjyer sepse në fund të fundit ishte njeriu dhe ishin njerëzit të cilët i mbështetën për të ardhur në pushtet.

Nisida Tufa: Duke shkuar tek 25 Prilli, fushatën do ta bëni të përbashkët apo kështu sic po ndosh tani, vec LSI vec Partia Demokratike, si do të vijojë ? Ka rëndësi dhe kjo.

Lulzim Basha: Sigurisht që fushata është edhe sot e përbashkët. Po të shikoni ka një lajmmotivi, i  cili bashkon të gjitha partitë e opozitës, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane, Lëvizjen për zhvillim Kombëtar, Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Demokristiane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partinë Bashkimin i të Drejtave të Njeriut, Partinë e Legalitetit, cdo parti të opozitës, të gjitha partitë e opozitës kanë një lajmmotiv, largimin e të keqes. Nuk ka ndryshim në Shqipëri pa larguar Edi Ramën. 25 Prilli është dita e largimit të keqes. 26 Prilli e tutje është dita që pasi është zhbllokuar rruga të nisë një ndryshim për të gjithë, jo vetëm për partitë tona, jo vetëm për mbështetësit tanë por për cdo shqiptar. Dhe për këtë unë dhe Partia Demokratike kemi një program të qartë dhe të zbatueshëm.

Nisida Tufa: U ndalëm tek LSI-ja por në fakt është momenti për të folur pak edhe për aleatët, shohim dhe foton ilustruese. Ende nuk janë përmbyllur marrëveshjet e Partisë Demokratike me PDIU, po kështu edhe me PR. Ku është ngërci Z.Basha, sepse i kanë shfaqur pas deklaratave pretendimet e tyre Z.Mediu por edhe Z.Idrizi ? Cfarë po ndodh që nuk po mbyllet si marrëveshje ?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka asnjë ngërc, nuk ka asnjë ngërc. Unë të siguroj që opozita do të dalë e bashkuar në këto zgjedhje si asnjë opozitë më parë dhe koalicioni fitimtar i 25 Prillit do të bëjë realitet të gjitha zotimet që ka marrë para shqiptarëve. Natyrisht përgjegjësia kryesore për këtë i takon Partisë Demokratike, më takon mua. Dhe pikërisht në kuadër të kësaj përgjegjësie mbi parimet tashmë të njohura dhe të shpallura botërisht, gjithsecili do të ketë mundësinë të shpalosë para shqiptarëve le të themi fuqinë dhe angazhimin për të qenë pjesë e kësaj fitoreje dhe në bazë të vlerësimit gjithsecili prej anëtarëve të koalicionit dhe të Partisë Demokratike do të marrë peshën e përgjegjësisë për të kthyer programin tonë në një realitet ndryshimi për cdo shqiptar.

Nisida Tufa: Dakord. Kur do të bëhet marrëveshja ?

Lulzim Basha: Po ndodh kjo. Gjatë kohës që flasim edhe sot ..

Nisida Tufa: Nuk është mbyllur marrëveshja me PR edhe me PDIU-në.

Lulzim Basha: Shiko, ne këmi një marrëveshje. Është një keqkuptim mediatik që nuk është mbyllur marrëveshja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img