Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat këtu në kryeqytet, jashtë ambienteve ku po zhvillohet takimi mbështetës të ish-kryeministirit Sali Berisha me pankarta në duar janë duke protestuar.
Mbështetësve të liderit historik të PD-së i janë bashkuar dhe të rinjtë e Formut Rinor të Partisë Demokratike dëgjohen të thërrasin: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik! Largohu o humbës serial.
” Ai plehra është izoluar aty brenda! Ata të rinj që ka aty brenda nuk i kemi parë në FRPD, Basha pretendon se po bën takim me forumin rinor të PD, ja ku janë në të vërtetë të rinjtë e FRPD-së. Për atë plehrë kam humbur shkollën, kam bërë burg, kë godet ai demorkatët godet?
Unë humba shkollën për shkak se u procedova penalisht që ai të bëheshe kryeministër. Basha e ka zakon të fshihet pas truprojave të tij”, u shpreh një ndër të rinjtë.
Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet protesta njëkohësisht dhe takimi i kryedemokratit me gratë demokratë ka mbërritur policia ku i ka kërkuar protestuesve që të largohen.