Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha nuk i ndahet Valdrin Pjetrit, publikon VIDEON: Është 'Elvis Roshi' i ri, URGJENTISHT të merret i pandehur

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza drejt kryebashkiakut të ri të Shkodrës Valdrin Pjetrit dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha ka publikuar një video në Facebook, ku e cilëson Pjetrin si ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, i cili u akuzua për “Fallsifikim të vulave, stampave dhe formularëve" dhe për "përdhunim" të një vajze italiane.

Kreu i demokratëve kërkon që kryebashkiaku i Shkodrës të merret urgjentisht si i pandehur.

Deklarata e plotë:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik#RamaIk

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll