Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Basha “nuk heq dorë nga e tija”: Sistemi shëndetësor në kolaps! Numri i të infektuarve me Covid nuk është i vërtetë, ka më shumë të vdekur

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha këmbëngul “në të tijën” kur shprehet se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në kolaps në përballjen me Covid-19, dhe sipas tij numri i të infektuarve është më i lartë sesa raporton qeveria, po ashtu dhe ai i vdekjeve.

“Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real. Edhe numri i fataliteteve është shumë më i lartë se ai që raportohet. Si cdo gjë tjetër me këtë kryeministër, edhe transparenca me covidin është kthyer në funksion të propagandës. Por kjo nuk e fsheh shpërhapjen e virusit dhe pamundësinë e qytetarëve për kurimin në shtëpi. Apo pamundësinë e sistemit tonë spitalor për përballjen me të infektuarit dhe përballjen me të sëmurët e tjerë”, u shpreh Basha.

Pavarësisht shifrave që publikohen nga qeveria dhe autoritetet përgjegjese, Basha për të disatën herë dhe sot u shpreh se shifrat e Covid-19 në Shqipëri nuk janë të vërteta. “Ky kolpas i sistemit është emergjenca më akute që kanë sot shqiptarët. Cdo përpjekje për të hequr vëmendjen nga kjo emergjencë është e papërgjegjshme dhe në rastin e qeverisë, kriminale. Përsëris apelin tim: Të hiqet dorë nga loja me jetët e shqiptarëve dhe shëndetin e tyre”, përmbylli Basha.

Kreu i PD, apeloi gjithashtu që të rritet numri i testeve si një dnër mënyrat për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të nxjerr një shifër reale të infektimit të popullatës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img