Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ai i PDIU Shpëtim Idrizi do të takohen paraditen e sotme. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 11:00 tek hotel Rogner në kryeqytet.
Pak ditë më parë kreu i PDIU Shpëtim Idriz deklaroi se largohej nga koalicioni me PS dhe do nisë negociatat me opozitën. Nga Durrësi Basha u shpreh se e mirëpriste kërkesën e Idrizit dhe e ftoi të bashkëpunonin për të rrëzuar qeverinë e Ramës.
Ndërsa pas këtyre deklaratave duket se vjen edhe takimi mes tyre. Burime nga selia blu bëjnë me dije se pas këtij takimi do të ketë edhe një deklaratë për mediat.