Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Basha ngushëllon familjen e të ndjerit që humbi jetën nga zjarri dhe drejton gishtin nga shteti: Morët masa gjysmake me mjete rrethanore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka shprehur sot ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi tragjikisht jetën si pasojë e flakëve të mëdha që “kapluan” banesën e tij në fshatin “Asim Zenel” të Gjirokastrës, teksa përpiqej t’i shuante bashkë me gruan. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra në trup.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Basha drejton gishtin nga shteti duke bërë fajtorë qeverinë dhe instancat përkatëse, për mosreagimin në kohë dhe në mënyrën e duhur në këtë situatë të vështirë me të cilën po përballet vendi ynë, tashmë prej një jave.

Kreu demokrat i bën apel qytetarëve që të mos rrezikojnë dhe të tregojnë kujdes, ndërkohë kërkon nga autoritetet përkatëse që menjëherë të vihen në lëvizje.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës

I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img