Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Basha ngre alarmin për 3 pikat kryesore të buxhetit dhe denoncon Olsi Ramën për aferën korruptive

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Basha sot në seancën parlamentare e ka nisur fjalën e tij me sulme ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur atë një manipulator i cili flet vetëm vetë dhe nuk ka cilësinë që të dëgjojë të tjerët.

Basha ka denoncuar 3 pikat kryesore të biznesit: Detyrimi i biznesit të vogël për të lëshuar faturën me TVSH, heqjen e tatimit mbi fitimin dhe uljen e TVSH për hotelet e luksit dhe projektin Partneritet Publik-Privat.

Sipas tij arsyeja që e shtyn kryeministrin që të lëshuar faturën e biznesit me TVSh është vëllai i tij Olsi Rama pasi ai është përpjekur të marrë me koncension kontrollin e pagesës me TVSH.

FJALA E BASHËS

“Dredharak, manipulator përherë i mbushur me veten dhe i bindur që vetëm ai përfaqëson të drejtën dhe të vërtetën vetëm ai duke folur dhe pa dëgjuar. Pak ditë më parë na u shfaq në një familje të varfër në Bulqizë, me arrogancën e një njeriut që e mendon veten si të vërtëtë ai gënjeu gjithë botën duke fshirë vuajtjen e fëmijëve të bulqizës të cilët mjerimi i ka kthyer në skllevër për të ushqyer familjen. Sajesë të kazanëve mediatike italianë e quajti këtë skenë. A ka dramë më të madhe se kur një gazetare e huaj i përgjërohet kryeministit të bëjë dicka për fëmijët e vendit të tij? Kjo mund ti ndodhë vetëm një njeriut të pashpirt.

Një qytetar më shkruajti se Edi Rama kishte shkuar në bulqizë po karriget i kishte sjellë nga Tirana, se për atë është skenë ku interpreton shfaqjen e rradhës, e trajton realitetin si teatër merr me vete karriget prozhektorët skenat figurantët të gjitha projektuara me kujdes nga regjia qëndrore e mashtrimit qeveritar.

Vërtetë ky ishte në bulqizë po nuk pa fëmijët që punonin si skllevër siç i paraqitën gazetarët italianë.

Nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga realiteti i mjeruar sesa projektbuxheti i vitit 2018.

Në këtë projekt nuk ka asgjë për fëmijët e bulqizës, asnjë politikë për ekonominë, infrastrukturën, asnjë shpresë, është një buxhet i ndërtuar me sigurinë e krimit të klientëve të Edi Ramës.

3 propozime kryesore ka buxheti: në shërbim të krimit.

Detyrimi i biznesit të vogël për të lëshuar faturën me TVSH, nuk do të sjellë asnjë përfitim buxhetor, vetëm do të rrisë koston për bizneset e vogla e do i cojë drejt mbylljes.

Do dëmtohet mirëqenia e njërëzve prandaj e kanë kundërshtuar të gjithë, nga ekonomistër dhe ekspertët, nga sipërmarrësit e vegjël dhe gjithë qytetarët. Cfarë e shtyn një kryeministër të dëmtojë këdo? Përgjigja është e thjeshtë, interesat e familjes dhe të klientëve.

Olsi Rama ka dy vjet që përpiqet të marrë me koncension kontrollin e pagesës së TVSH. Rama për pak e bëri por FMN u bë pengesë e pakalushme, por tani ka gjetur rrugën duke futur 100.000 biznese prandaj mbikëqyrja e TVSH duhet të jepet me koncension.

Mjerimi ju takon të papunëve në Bulqizë, ndërsa për vëllain përgatiten pazare, nga zonat e lira tek stadiumet me kulla mes Tiranës, dhe të tjera që do dëgjoni me rradhë në ditët e ardhshme. Shqiptarët e pashpresë kanë 5 fishuar numrin e aplikimeve të llotarisë amerikanë, ndërsa Olsi Rama la Amerikën sapo vëllai u bë kryeministër.

Masa e 2 të është heqja e tatimit mbi fitimin dhe ulja e TVSH me 6 përqind për hotelet luksoze. Se kush do jenë keto hotele do e caktojë vetë kryeministri. Edhe kjo politikë sjell vetëm kosto, e ka kundërshtuar FMN. Po pse e ndërrmerr Edi Rama këtë politikë? Po e ndërrmerr për të mbështetur santa quaranta të Balilajve me shokë. Kjo do ti hapë rrugë pastrimit të parave të drogës dhe krimit dhe paratë e pista do të investohen në hotele dhe nuk do të ketë asnjë detyrim fiskal.

Masa e 3 dhe më shkatërruesja e buxhetit është projekti 1 miliard i PPP, 3 p-të përshkruan thelbin e këtij programi, pastrimi i parave të pista, ky program ka 2 qëllime pastrimin e parave të drogës, krimit korrupsionin, privatizimin e shoqërise në duart e oligarkëve.

Kanabizimi i vendit, ky mekanizëm që krijoi Rama ishte për të blerë pushtetin , është esenca e karrierës së tij, blerja e pushtetit me para, Edi Rama erdhi në krye të PS duke blerë pushtetin me paratë e krimit që pastroheshin në lavatricen e ndërtimit në Tiranë, u bë kryeministër këtë skemë e zbatoi në gjithë Shqipërinë.

Për 3 vjet u prodhua drogë sa për të furnizuar vendin, në cdo ditë kapen tonelata me drogë, ka një vit trafikim me sasi të mëdha dhe nuk ka të sosur. Përdorimi i parave të drogës për të futur ekonominë në dorë duke shkrirë në 1: krimin politikën dhe biznesin. Është objektivi final që synon cdo organizatë kriminale.

Projekti është legalizimi i pushtetit të trafikantëve. Sot në shqipëri pronarët e bankave nuk dihen pasi fshihen në parajsa fiskale dhe ka koncensione me pronarë të fshehur në parajsa fiskale.

Prandaj sot apo dje apo pardje kryeministri u bënte thirrje bankave të bëhen pjesë e marrëzisë kriminale dhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit. Këtë mundohet ta fshehë duke e bërë qesharake, sic bëri me kriminelët në politikë, duke mohuar përqeshur gjithë ata që guxuan ta denoncojnë. Tani na fton të qeshin me megaskemën e pastrimit të parave. Nëse në vend të përballjes ne do zgjedhim të qeshim kjo do sjellë shkatërrim sot dhe për shumë vite të tjera, cdo lloj relativizimi i të keqes, barazimi i drogës me gabimet e zakonshme është shërbim ndaj krimit.

Sot dallimi është i qartë ndaj gjuha duhet të jetë e thjeshtë, ne duhet të ndahemi njëherë e mirë nga droga dhe shkatërrimi i këtij vendi. Edi Rama duhet të pranojë të vërtetën që shqipëria u bë hambar droge. Ku shkuan kriminelët , ky po përpiqet të na bindë se milionat janë zhdukur. Tani krimi nuk është më në plantacionet, por në koncensione duke qarkulluar paratë nëpër banka.

Ky është krimi më i rrezikshëm, sepse nëse krimi i rrugës shkatërrohet me policë, krimi që zapton ekonominë dhe politikën bëhet vetë pushteti . Këtë duhet ta ndalojmë. Edi Rama është i mbaruar politikisht, ai ka humbur kapacitetin për të qeverisur. Ai qëndron në pushtet për të mbajtur pushtetin. Nëse kjo vazhdon ai do rrisë faturën për shqipërinë dhe shqiptarët.

 Ju ftoj ta ndalojmë projektin kriminal dhe të bëjmë transparencën e cdo koncensioni, ky do të ishte hap i mirë për ti prerë rrugën mafias dhe krimin ekonomik në Shqipëri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img