Hapësire reklamuese

Politikë

Basha nga Lushnja fton socialistët e ndershëm: Ju që nuk ju mban më shpirti, bashkohuni me ne. Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton

Shkruar nga Newsbomb
Basha nga Lushnja fton socialistët e ndershëm: Ju që nuk ju mban

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Lushnjës ku ka takuar shumë të rinj dhe të reja.

Në një ditë tepër të ndezur si kjo e sotmja pas incidentit të Elbasan, Basha u ka premtuar lushnjarëve bashkimin në 25 prill, me qëllim fitoren e PD dhe fitoren e gjithë Shqipërisë.

Ai tha se me PD në qeveri vendi ynë do të aderojë në BE, ndërkohë që sulmoi kryeministrin Rama, duke thënë se ai vetë për hesapet e tij e ka mbajtur Shqipërinë larg Europës.

Lulzim Basha: Ju socialistë të ndershëm që nuk ju mban më shpirti, ejani t’i prijmë vagonët e trenit 25 prillit. duam të bëjmë një drejtësi që i ndëshkon dhe nuk imborn politikanët e korruptuar. Jam krenar për rininë e Lushnjës dhe rininë e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh, dhe njësoj si retë e zeza 101 vjet më parë, nuk e ndalën “Kongresin e Lushnjës”, dhe sot asgjë nuk do ta ndalë popullin e Lushnjës që të dalin në zgjedhje masive. Ju do të vendosni fatin e vendit tonë. Gjendemi përpara një udhëkryqi. Forcat e errëta duan ta mbajnë vendin larg BE për hesapet e tyre. Të dielën Edi Rama humb dhe Shqipëria fiton. Populli është i lodhur nga dështimet dhe i dëshpëruar nga vjedhja e 8 viteve, por i vendosur si kurrë më parë për të marrë në dorë fatin e tij, duke dalë masivisht në 25 prill dhe duke votuar numrin 9. Dhe 3 ditë e gjysëm dhe do të sjellim ndryshimin e pandalshëm që po vjen. Bashkë për ndryshim votoni 9 për të ardhmne tuaj, votoni 9 për ekonominë tuaj. Lushnja fiton, Shqipëria fiton.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll