Hapësire reklamuese

Politikë

Basha nga Ljubjana: Komisioni Europian të sjellë ekspertë të pavarur për monitorimin e situatës në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i PD, Lulzim Basha është i ftuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Ljubjanë të Sllovenisë.

Basha është duke diskutuar nismën që ka nisur Komisioni Evropian për Raportin Priebe në Maqedoni.

Ai ka inkurajuar Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri.

'Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri', tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu