Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha nga Kukësi: Rrëzimi i regjimit nuk është më detyrë politike, por patriotike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Kukësit dhe Hasit, në vijim të fushatës për postin në krye të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati e cilësoi 25 prillin si “vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë”, ndërsa shtoi se në përfundim të zgjedhjeve të 13 qershorit, qëllimi është të dalin sa më të bashkuar.

Këtë cilësim e bëri dhe për faktin se sipas Bashës, është Rama ai që del i fituar nga përçarja brenda partisë Demokratike.

“E pra këtë betejë vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj ne e faktuam vendosmërinë dhe qëndresën tonë sepse askush nuk u shty të qëndronte me zor në këtë betejë, mund të ishit larguar, mund të kishit qëndruar në shtëpi, mund të ishit shitur apo blerë, por jo ju e bëtë këtë sepse gjithsecili prej jush në shpirtin tuaj është një misionar fisnik, jo thjeshtë në shërbim të Partisë Demokratike por në shërbim të demokracisë, në shërbim të Hasit, në shërbim të Shqipërisë, në shërbim të shqiptarëve.

Dhe kjo është arsyeja në fund të fundit sepse Hasjanët e shqiptarët na ndoqën, sepse e kuptuan që këtë betejë nuk po e bënim për karrigen time apo për karriget tuaja, por po e bënim këtë që vendi kishte kaq Shume nevojë, për atë që shqiptarët e kërkonin me ngulm dhe ndryshimin. A zgjidhi diçka 25 prilli? A i ktheu përgjigje ndonjërës prej dilemave të shqiptarëve? A i zhduku apo i zvogëloi pikëpyetjet e mëdha të para të 25 prillit? Ju e dini fare mirë, më mirë se unë që përgjigja është jo. Përkundrazi i beri më të mëdha këto pikëpyetje që nga blegtori në fshatin më të thellë të Hasit e deri tek çështjet e integrimit Europian të Shqipërisë, gjithçka pas 25 prillit është më keq.

Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar. Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë. Kjo nuk është më detyrë politike, kjo është tani një detyrë patriotike, këtu nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, këtu behet fjalë për demokracinë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë. Regjimi i tij me 25 prill ka asgjesuar instrumentin e fundit që ka mbetur në këmbë pasi ka asgjësuar çdo institucion tjetër të republikës, që ishin zgjedhjet.

Në momentin që arrestohet instrumenti i fundit i ndryshimit, instrumenti i fundit i shpresës, atëherë detyra jonë patriotike është të bëjmë gjithçka për t’ia shkurtuar ditët. Dhe ne e dimë si bëhet kjo, asnjë parti tjetër politike nuk e ka në genin e vet, në ADN e vet teknologjinë e rrëzimit të regjimit përveç Partisë Demokratike.

Ndaj Edi Rama e di këtë dhe nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë, aq më pak nuk do që ta vazhdojmë bashkë. I kanë rënë përtokë katër pyka që na i kishte futur për të na përçarë deri me 25 prill. Kishte investuar boll në ato 4 pyka. Ia thyet ju, ia thyen demokratët, ia thyen shqiptarët. Iu rrëzuan si këto kuti kartoni njëra pas tjetërs. Tani këtë garë të brendshme që na e dikton statuti dhe rregullat që ne sigurisht e vlerësojmë si një thesar të familjes tonë politike, përkundër asaj që na thonë jemi një parri e hapur, një parti e debatit, një parti e garës kërkon të na e kthejë kundër duke përdorur një disavantazh që është real, një disavantazh real të cilin unë e kam paralajmëruar në Këshillin Kombëtar që ditën e parë që u mor vendimi pë këtë garë. Dhe ky është disavantazhi apo reziku që një garë e brendshme statutore mundet që përmes shpërfilljes së asaj që këmi ndërtuar bashkë, ekziston pra rreziku që dorëzimi para atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Edi Ramës dhe jo siç e dini të gjithë ju masakër zgjedhore kundër Shqipërisë dhe kundër demokracisë të çojë në një përcarje në gjirin e demokratëve. Unë këtë nuk do ta lejoj e nuk do ta pranoj kurrë dhe ju bëj thirrje po kështu edhe ju të mos e lejoni e të mos e pranoni. Sepse nuk ka nevojë t’ju jap unë shembuj, secili prej jush mund të vijë në këtë foltore e t’i tregojë.

Se çfarë ka qenë 25 prilli e keni parë me sytë tuaj, i keni shenjat e betejës, i mbani me vete, ju, familjet tuaja, demokratët e Hasit anembanë. Ndaj në këtë kuqdër nxitimi dhe paqartësia që mund të sundojë zemrën apo mendjen e ndokujt nuk mund të kthehet në arsye për t’i rënë me shkelm asaj që kemi ndërtuar të gjithë bashkë. Le të mos ia japim këtë kënaqësi Edi Ramës, le të dalim nga kjo garë mendjendarë, të bashkuar e të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Dhe për mua beteja deri në fund do të thotë në radhë të parë largimi i regjimit dhe së dyti çuarja deri në fund e misionit që kemi ndërmarrë para shqiptarëve misionit për ndryabimin e Shqipërisë, misionit për ndryshimin që e mirëpresin dhe mezi e presin të gjithë ata në nivel lokal dhe nivel qëndëror. Pra miqtë e mi ajo për të cilën ju ftoj është të heqim çdo iluzion se duke u larguar nga rruga e betejave që kemi bërë bashkë dhe për të cilave ju jam mirënjohës nga zenra, por pës shkak të atyre betejave jemi sot këtu.

Le të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, le të mos bëjmë asnjë kompromis me atë që gjoja na shtrin dorën pë bashkëpunim pa vija të kuqe sepse e di se çfarë kanë bërë. Krimin më të rëndë ndaj shqiptarëve do të na bëjë bashkëautorë në krim, të na mbyllë gojën, por është po këahtu tregues i frikës që ka, frikës që ka hajduti i shpresës së shqiptarëve. Frikës që ka ai i cili duke vjedhur shpresën e shqiptarëve përkohësisht ka ndalur aspiratat kombëtare për ndryshim, le të ia kthejmë këtë frike në makth, në ankth, në tmerr.
Kush përmend 2025 e bën për të groposur shpirtin e demokratëve dhe shpresën e shqiptarëve.

Ajo që më takon mua ka një dhe vetëm një objektiv. Regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë, rrëzimi i këtij regjimi, denoncimi i masakrës zgjedhore dhe në këtë mënyrë jo vetëm që nuk i mbivendosemi por i japim vlerë betejës që vazhdon për faktimin e masakrës zgjedhore në mënyrë institucionale, ligjore, politike, ndërkombëtare si një taban mbi të cilin do të ngremë aksionin tonë politik.
Unë kam ardhur sot t’ju krkoj të jemi të bashkuar e të dalim të bashkuar nga 13 qershori dhe ju kërkoj po kështu të më lejoni të vazhdoj t’ju udhëheq deri në fitoren e kësaj beteje.

Duke ju falënderur edhe një garë nga zemra ju dhe të gjithë demokratët hasjan për sakrificën tuaj dhe duke ju siguruar që deri në frymën time të fundit ju jam mirënjohës dhe do bëjë gjithçka që asnjë pikë djerse dhe sakrificë e juaja mos të shkojë dëm. Faleminderit!”, tha Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img