Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Basha nga Gjermania: Pavarësisht krizës që po kalon Shqipëria, t’i hapim rrugën…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Basha shprehet se ‘pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat t’i hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian’.

 ‘Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor’, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

 

Më shumë




spot_img








spot_img