Hapësire reklamuese

Politikë

Basha nga Divjaka: Do jeni edhe ju si fermeri i Kosovës. Me kokën lart dhe xhepat plot, sepse do ktheheni në sipërmarrës

Shkruar nga Newsbomb
Basha nga Divjaka: Do jeni edhe ju si fermeri i Kosovës. Me kokën lart

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në Lushnjë, ku kreu edhe një vizitë në Divjakë me të rinj të zonës.

Basha iu dha fjalën atyre se nëse duan të qendrojnë në vendlindje dhe të nxjerrin frytet e tokës së tyre, do të kenë mbështetjen e madhe të qeverisë së ardhshme.

Kreu demokrat i premtoi fermerëve minimumi 100 milionë euro subvencione në vit, investim që do të ulë koston e prodhimit dhe do të rrisë prodhimin vetë.

Basha: Të gjithë ata që ndër ju e duan tokën, e duan jetën e fermerit, blektorinë dhe bujqësinë, të jetojnë me tokën e të parëve, do ju jepet mundësia të jetoni jo si skllevër, por si shtresë e mesme. Siç jeton fermeri në Maqedoni dhe Kosovë. Janë njerëz që nxjerrin fitime sepse toka e tyre prodhon dhe i kthen në sipërmarrës. Në Kosovë jepn 100 milionë euro për fermerët.  Fermerët e kosocës janë njerëz dinjitozë me kokën lart dhe xhepat plot. Njerëz që e gëzojnë pasurinë e tyre. Angazhimi ynë është minimumi 100 milionë euro në vit që do shkojnë drejt e tek fermerët. Për një kohë të shkurtër kjo do të sjellë uljen e kostos së prodhimit, që do të thotë fitime për prodhimet e mrekullueshme, të shijshme dhe të freskëta që vijnë nga myzeqeja. Dhe fermeri i Divjakës do të jetë i pavarur financiarisht dhe të mos ulë kokën para qeverisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.