Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Basha nesër në prokurori, Balla e paralajmëron: Miratojmë nesër në Parlament ligjin për skandalin ku je përfshirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti do të mblidhet nesër për miratimin e paketës ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

 

Lajmin e bën me dije kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili njëkohësisht paralajmëron kryedemokratin Lulzim Basha për çështjen e lobimit në SHBA, apo siç e quan ai: “skandalin e transaksioneve të paligjshme të parave përmes kompanive guaskë dhe oligarkëve rusë”.

“Një skandal i rëndë që kërkon legjislacion të fortë”, shkruan më tej Balla. Kujtojmë se dita e nesëme pritet të jetë e ngarkuar politikisht, pasi gazetari gjerman Peter Tiede, ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të tjera në gazetën “Bild”.

Basha është thirrur i pandehur ditën e nesërme në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar rreth çështjes së lobimit të PD-së në SHBA. Së bashku me kreun e PD-së janë thirrur edhe Arben Ristani dhe drejtori i financës në PD, Ilir Dervishi.

Më shumë

spot_img