Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Basha nënshkruan marrëveshje me shoqatat e personave me aftësi të kufizuara: Do kujdesemi për ju si çdo qeveri europiane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nënshkruar sot një marrëveshje me krertë e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, të cilëve u ka premtuar kushte dhe trajtim më të mirë pas 25 prillit.

Kreu Shoqatës së invalidëve të punës së Shqipërisë, shprehu shqetësimin për disa problematika që ata hasin, ndër to edhe mosnjohja e transportit në disa bashki.

“Jemi dakort që të bashkëpunojmë dhe të mbështetemi sipas programit. Ne na janë mohuar disa të drejta. Ne na vendosën taksa, ajo e biznesit, e transportit, nuk zbatohet ligji i njohjes së dëshmisë së invalidit. Janë shumë bashki që nuk njohin transportin. Duke patur besimin, ne jemi pro marrëveshjes dhe kërkojmë që PD në programin e saj t’i japë një rëndësi të veçantë këtij komuniteti”, u shpreh kreu i IPA.

Ndërsa Basha tha se do të punojë që të korrigjojë edhe gabimet që janë bërë gjatë këtyre viteve.

“Sot vendosim nënshkrimin tonë dhe tuajin në këtë marrëveshje. Duke dhënë në këtë mënyrë mesazhin e qartë se për gjthçka që jemi angazhuar na lidh, na detyron, jo vetëm të korrigjojmë gabimet e rënda në këto vite por të garantojmë standarte europiane”, u shpreh Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img