Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Basha në takim me banorët: Xhafaj iku me turp, i demaskuar nga ndërkombëtarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Manzës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Sipas Bashës, Xhafaj u largua për ti bërë bisht përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike për manipulimin e dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj.

“Fatmir Xhafaj është larguar nga frika e përballjes me përgjegjësitë e tij ligjore dhe politike për manipulimin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimin e dosjes hetimore për vëllain e tij” tha Basha, ndërsa pretendon se iku me turp pasi sipas tij ndërkombëtarët kuptuan se ishte një ushtar i bindur i Edi Ramës.

“U arrestuan Bajrat në Shkodër. U arrestuan Ndokët në Lezhë. U arrestuan Avdylët në Shijak. Por Fatmir Xhafaj, si një vasal i vërtetë i Edi Ramës nuk pati guximin të arestonte Vangjush Dakon, personazhin kryesor dhe kokën e shtabit të shitblejes së votave siç e dini fare mirë këtu në Manzë, në Sukth dhe në gjithë zonën e Durrësit. Ky ishte momenti kur faktori ndërkombëtar e kuptoi se Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i bindur i Edi Ramës. Dhe ky ishte momenti kur Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë alibi për të qendruar në karrigen e ministrit të Brendshëm. Iku me turp. Iku i demaskuar para faktorit ndërkombëtar si njeriu i cili në fund të fundit është i detyruar të zbatojë urdhërat e bosit të tij si një vasal i Edi Ramës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img