Ditën e sotme, u fol në media se kreu i PD Lulzim Basha dhe familja e tij po mbahej në survejim nga forcat policore pas publikimi të audio-përgjimit me dëshmitarin X, Albert Veliu. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar duke e ironizuar faktin që Basha është në survejim nga policia.
“Basha në survejim nga policia ?! Ha ha ha …Për cfarë ?! Nuk e besoj që policia ka luksin të humbas kohën me gjera qe s’i vlejnë”, shkruan me nota ironike Ndreu.
Ndërkohë Policia e Shtetit e cila përmes një deklarate zyrtare përgënjeshtron lajmin dhe thotë me keqardhje se e gjitha është një spekulim mediatik.