Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Basha në Shijak: Ju dhe durrsakët do i jepni Ramës ujë në bisht të lugës. Ata që dalin natën dhe bëjnë presione, i pret BURGU!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet aktualisht në Shijak të Durrësit, në këtë maratonë me 9 ndalesa sot, ku më herët ka qenë në Sarandë, Delvinë, Levan dhe Tepelenë.

Basha në qytetin e Gon Dukës bëri thirrje për bashkim, në mënyrë që në 25 prill të fitojë PD me aletatët, duke i premtuar atyre drejtësi për krimet e bëra sipas Bashës gjatë këtyre 8 viteve.

Kreu i PD u zotua që do Shqipërisë do i hapë negociatat me BE ndërsa për shijaksit tha se ata do i japin Ramës ujë në bisht të lugës.

Lulzim Basha: Bashkë për ndryshim. Kjo thirrje dëgjohet nga jugu në veri, dhe këtu nga zemra e Shqipërisë nga Shijaku i demokracisë. Disa pika shiu, dhe rebesh shiu po të jetë nuk ua ka ndalur entuziazmin. Ju shoh të gjithëve këtu dhe ju jam mirënjohës, faleminderit që jeni forca për ndryshimin, për bashkimin, për forcën, për shpresën. Me bereqet është kjo kohë, këto pika uji në tokën që keni vaditur me djersë. Në 8 vite s’ja keni parë hajrin punës se kanë qenë 8 vite arrogance dhe ai, nuk u kujtua një ditë për ju. Në ditën më të vështirë ju braktisi ju dhe atyre në Durrës, me abuzimin që i bëri fondeve të Rindërtimit. Tani kanë ardhur të shantazhojnë me fomndet e tërmetit për vota. I bëj thirrje atyre që vërtiten skutave dhe qosheve natën, nuk keni shansin ta ndalni vrullin e shijakëvse. I garantoj shqiptarët që ata që bëjnë presione për votën, i pret drejtësia i prekt burgu. Ku e gjen guzimin të vijë me lugën bosh të kërkojë edhe 4 vite të tjera? Shijaksit dhe durrsakët do i japin ujë me bisht të lugës në 25 prill. 8 vite pati të gjitha pushtet dhe u ngop për vete. Po troket në Shijak e Durrës, po kërkon dhe 4 vite të tjera, këto 4 vite do ishin rrënimi i Durrësit. Ju nuk do e lejoni këtë gjë. Qeveria ime do jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve. Edi Rama, koha juaj ka mbaruar, koha e premtimeve boshe ka mbaruar. Nuk ka më 4 vite të tjera. 25 prilli është dita e ndryshimit. Bashkë për ndryshim. Shqipërisë do i hapim negociatat duke votuar numrin 9.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img