Hapësire reklamuese

Politikë

Basha në SHBA, takim me zyrtarët amerikanë

Shkruar nga Newsbomb
Basha në SHBA, takim me zyrtarët amerikanë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha është takuar me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.

Në këtë takim, Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon, dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

“Kënaqësi e veçantë takimi dhe biseda me Kongresmenin e Arkansasit, French Hill, nga Komiteti për punët e jashtme në Ëashington D.C ? Mbështetja jonë për drejtësinë dhe luftën pakompromis kundër korrupsionit, iniciativa e Partia Demokratike e Shqipërisë për vetting-un në politikë, si dhe zhvillimet në Shqipëri e Rajon, ishin ndër pikat kryesore të një diskutimi të frytshëm, gjatë të cilit nuk mungoi vlerësimi dhe mirënjohja ime për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kombin tonë ??”, shkruan Basha në postimin e tij.

Ndërsa vetëm pal minuta më parë Basha ka ndarë foto  nga një tjetër takim në Uashington, ku merr pjesë në Forumin e IDU, ku është takuar me senatorin e North Dakota Kevin Cramer, ish-kryetarin e Kongresit, Neët Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner dhe persona të tjerë të politikës amerikane.

“Marrëdhënia speciale mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerat euroatlantike janë udhërrëfyesi ynë në rrugëtimin politik, për të ndërtuar të ardhmen që vendi ynë meriton ????”, shkruan Basha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese