Hapësire reklamuese

Politikë

Basha në mitingun e fundit: Tirana nuk është e Ramës, por e tironsave. Do e rimerrni pas 25 prillit! Të dielën dilni që në pikë të mëngjesit

Shkruar nga Newsbomb
Basha në mitingun e fundit: Tirana nuk është e Ramës, por e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po mbaj fjalën e tij përmbyllëse në mitingun e fundit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Nga sheshi “Nënë Tereza” Basha u shpreh i bindur se tiransit do i japin atij fitoren më 25 prill, duke iu bërë thirrje të gjithëve që të dalin në votime masivisht, që në orët e para të mëngjesit.

Kreu demokrat iu tha se Tirana nuk është e Ramës apo e hajdutëve të tij, por e vetë tironsave dhe se qytetin e tyre do e rimarrin pas 25 prillit.

Lulzim Basha: Kjo mbrëmje shënon fundin e një rrugëtimi që nisëm bashkë nga ky shesh, 1 muaj më parë, e që na ka cuar nga jugu në veri, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep të Shqipërisë, e cila po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen. Pas 8 vitesh të një rrugë tjetër në çdo fshat e qytet, në çdo shtëpi e fermë, kam parë në sytë e nënave tona gëzimin për ditën e madhe që po afron. Ditën e fitores së çdo shqiptari. Ditën e fitores së demokracisë. Shqipëria si gjithë Europa. Ndryshimi është çështje orësh. Është këtu në shesh, në gjokset tuaja, në sytë tuaj. Këto 8 vite të vështira me fëmijët e larguar në emigracion, me burrat e shpunësuar, ditët e nënave shqiptare nuk ka qenë e lehtë. Të dielën vjen ndryshimi për ju. Për bashkëshortët e tyre, për baballarët tanë të stërmunduar po vjen ndryshimi gjithashtu, po i shoh sot sytë e tyre që e dijnë se po vjen ditën e dielë një ndryshim i madh. Për fëmijët tanë po e bëjmë këtë betejë. Më të madhen betejë, për zgjedhjet me praninë dhe masivitetin më të madh në 30 vite, për fitoren më të thellë në 30 vite. Ditën e dielë votojmë numrin 9. Kemi arritur dikur ëndrra të paprekshme për këtë komb. Jam krenar për ju, kam besim për ju. Bashkë kemi bërë gjëra të mëdha, në dukje të paarritshme, por të mundura. Ky shesh magjepsës është një përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe ekipin tim të mrekullueshëm. Ne jemi këtu me një zotim, me një vullnet, ndryshim, ndryshim për Shqipërinë. Kështu pra vëllezër dhe motra, një dimër 8 vjeçar, ka dhe dy ditë për ta mbyllur, kjo Tirana, kjo vulë kryeqytetase e ndryshimit, do tí prijë të dielën pjesëmarrjes masive që në orët e para të mëngjesit. Rama ia mbylli vendit portat e integrimit. Kjo nuk është Tirana e tyre, nuk është Tirana e Ramës, është Tirana e tironsve, dhe ju të dielën do ta rimerrni Tiranën dhe Shqipërinë. Në këtë shesh ushtojnë zërat e demokratëve dhe demokrateve, ushtojnë zërat e ndryshimit.    

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll