Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha në Mat dhe Bulqizë: Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, nëse është fitore jap dorëheqje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot në Mat e Bulqizë, ku u ka kërkuar anëtarëve të PD-së atje votëbesimin e tyre më 13 qershor, për të qendruar sërish në krye të partisë.

Ai i ka kërkuar demokratëve të Matit dhe Bulqizës që të jenë të bashkuar me të, për të vazhduar betejën deri në fund.

Basha edhe një herë ka thënë se nëse të gjithë demokratët pranojnë se Edi Rama ka fitur dhe që nuk ishte “krim zgjedhor” është i gatshëm të jap dorëheqjen.

“Shoh në sytë tuaj zemëratën që nuk i është bërë demokratëve, por Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pvarësisht ne sollëm një arrite të madhe për demokracinë, duke u bërë më të fortë dhe duke mos u lëkundër para këtyre presioneve. Dhe u konfirmuar si forca e vetme morale.

Pavarësisht pikpamjeve të ndryshme jemi ne që prap se prap kemi misionin e ndryshimit.  Mundësimi i ndryshimt i mbetet PD. Jemi të vendosur për ta cuar ndryshimin  në fund. Ju kërkoj që ta vazhdojmë bashkë këtë betejë. Sa më shumë të bëjmë aq më shpejt do ja shkurtojmë ditët regjimit, me besimin e madh se po mos të hedhin bashkë atë që kemi fituar sëbashkë.

 Ndaj, të diskutojmë nga afër shqetësimet, mendimet, kritikat, rrugëdaljet, nga ana tjetër, le të jemi të qartë se kjo garë e ka dhe një disavantazh. E ka dhe një disavantazh dhe disavantazhi që e njohim fare mirë ne këtu, unë, ju, e njeh dhe kundërshtari ynë. Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë. Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: ‘Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu’. Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.

Por në qoftë se jemi të gjithë, siç jemi dëshmitarë se kjo është masakër zgjedhore e një regjimi, atëherë ejani të vazhdojmë betejën deri në fund drejt një stacioni final që është rrëzimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike”, deklaroi Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img