
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me përfaqësuesin e Teksasit, Kongresmenin Brian Babin gjatë vizitës në Kongresin Amerikan.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha bën me dije se në fokus të bisedës mes tyre ishin çështje me interes të lartë për Shqipërinë dhe rajonin.
“Në Kongresin Amerikan, për një takim miqësor me përfaqësuesin e Teksasit, Kongresmenin Brian Babin, për të trajtuar çështje me interes të lartë për Shqipërinë dhe rajonin.
E njoha atë, me prioritetet dhe vizionin e Partisë Demokratike mbi luftën kundër korrupsionit, vetting-un në politikë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zhvillimin ekonomik, si elementët thelbësor për krijimin e kushteve që shqiptarët të mos e braktisin vendin e tyre.
Shqipëria është fatlume që përballë sfidave të mëdha të kësaj kohe, ka në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetjen e të cilave do të punojmë fort për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tone,” shkuan Basha.