Hapësire reklamuese

Politikë

Basha në Gramsh, i premton mbështetje qyetarëve: Të ndërtojmë bashkë të ardhmen

Shkruar nga Newsbomb
Basha në Gramsh, i premton mbështetje qyetarëve: Të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë të enjte në Gramsh ku dhe ka zhvilluar takime me dhjetra qytetarë si dhe mbështetës të kësaj force politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se ditën e sotme ishte pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat ata përballen.

Ndër të tjera kreu i demokratëve ka theksuar se ai së bashku me Partinë Demokratike zyrtare kanë zgjedhur që të qëndrojnë çdo ditë pranë njerëzve, për të ndërtuar kështu të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë.

Sot në Gramsh pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet e vështirësitë me të cilat ata përballen. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë!”, shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese