Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Basha në Fushë-Arrëz: Kemi gati planin për ekonominë, brenda 6 muajsh bëjmë statusin e minatorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në Fushë-Arrëz.

Gjatë takimit me banorët, Basha ka premtuar se do të bëjë realitet brenda gjashtë muajsh statusin e minatorit. Ai tha se Partia Demokratike do të bëjë të mundur që me pasuritë minerare të nëntokës së kësaj zone të përfitojnë minatorët dhe të gjithë banorët.

“I kemi gati planet për ekonominë, për të garantuar që mineralet dhe thesaret e nëndheshme të Fushë-Arrëzit të pasurojnë jo një grusht njerëzish, por banorët e këtyre zonave, minatorët e këtyre zonave. Nesër si kryeministër do të bëj realitet për 6 muaj statusin e minatorit sipas standardeve europiane. Nëse jeni për ndryshimin, votoni për ndryshimin. I ftoj sot edhe ata që janë zemërthyer, se i besuan dy herë me votë atij që i la në baltë, ejani bashkohuni, bëjeni këtë energji të punojë. Vëllezër dhe motra ju i dini fare mirë sfidat, hallet, ambiciet tuaja, kanë dhe mund të kenë zgjedhje brenda afateve, por duhet të merrni përgjegjësi duke votuar numrin 9”, u shpreh Basha.

Më shumë




spot_img








spot_img