Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga fushata elektorale e kreut të PD-së Lulzim Basha.
Ky i fundit ka qenë ditën e sotme Fier ku është pritur nga një numër i madh simpatizantësh.
Rama shkruan se ndërsa njëra parti lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve, tjetra bën përsheshe me virus për politikë.
Sipas Ramës, për vete Basha hipën në makinë, ndërsa ata poshtë ‘ta hajë kush ta hajë’.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”,- shkruan Rama.