Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
75 %
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
39 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Basha në Elbasan: Nata e të keqes bie për herë të fundit këtë të dielë, unë jam vëllai juaj jabanxhi që e di sa na bën krenar qytetaria e elbasanllinjve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij para mbështetësve të PD, Basha u shpreh se këtë të dielë do të bjerë për herë të fundit nata e të keqes, ndërsa e cilësoi veten si vëllain jabanxhi të qytetarëve të elbasanit, që e di se elbasanllinjtë i bën krenarë qytetaria.

Ne e dimë, ju e dini, unë e kam parë dhe e dëgjoj nga jugu në veri këngën e fitores. Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do ju takojë juve. Ndryshimi është i prekshëm dhe do të jetë për të gjithë shqiptarët. Dielli i shpresës, i besimit, i fitores, rrëzëllit në sytë tuaj. Nata e të keqes bie për herë të fundit këtë të dielë sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet. Ëndrrat tuaja dhe të miat për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Në 25 prill le të fillojmë punën për t’i bërë realitet këto ëndrra. Për të rikthyer modelin e vyer dhe të çmuar që unë, vëllai juaj jabanxhi e di se na bën krenar qytetaria e elbasanllinjve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img