Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Basha në Durrës me përfaqësues të agjencive turistike: Plani ynë, tejkalimi i krizës së thellë ku është zhytur turizmi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9deeb64a0e47622eaad854df626a4641

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me me përfaqësues të Agjencive Turistike në Durrës për të shpjeguar programin e turizmit.

Basha gjatë takimit ka hedhur akuza duke thënë se qeveria gjatë 8 viteve nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë.

Ai foli për një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish.

“Plani ynë, tejkalimi i krizës së thellë ku është zhytur turizmi. Plan pune dhe angazhime konkrete për turizmin. Plani ynë ka objektiva të arsyeshme dhe të realizueshme. Shpallja e objektivave është hapi i parë, por asnjë objektiv nuk qëndron aty si një premtim, është një angazhim dhe është një rezultat i proceseve dhe reformave që ne kemi propozuar. Disa prej tyre janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit. Siç është çështja e çmimit të karburantit por dhe angazhime të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë ekonominë. Objektivat tona janë të qarta. Një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish”, deklaroi Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img