Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Basha: Ne do t’i mbajmë duart larg Reformës në Drejtësi! Që të përfundojë me sukses duhet PD, duhet 25 prilli

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

303968574fab1025b15a1c445fe570a4

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se edhe pas 25 prillit, kur ai të jetë kryeministri i ardhshëm, Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe me hapa të shpejt.

Gjatë një interviste për “News24”, Basha u shpreh se partia e tij do t’i mbajë duart larg Reformës në Drejtësi, pasi është votuar me konsensus dhe unanimitet. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Basha përsëriti zotimin e tij për kufizimin e pushtetit të kryeministrit, me maksimumi 2 mandate.

Pyetje: Shumë prej kundërshtarëve tuaj politik ju akuzojnë se ju kërkoni ta zhbëni Reformën në Drejtësi, çfarë mund të thoni?

Basha: Reforma në Drjetësi do të vazhdojë dhe me ritme të shpejta. Ne i kemi mbajtur dhe do i mbajmë duart larg nga Refrma në Drejtësi, sepse ne e votuam me konsensus dhe unanimitet. E vetmja mënyrë që të përfundojë me sukses kjo reformë është PD, është 25 prillii dhe vota e shqiptarëve për ndryshim.

Pyetje: Kohët e fundit në artikulimin tuaj politik, ju keni përmendur termin “Kushtetuta e Re”, çfarë doni të thoni me këtë?

Basha: Unë kam folur për një horizont të ri kushtetues, ku primare do të jetë kufizimi i pushtetit. Sot Rama i ka kapur të gjitha pushtetet, ndaj Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Do të nisë një konsultim i gjerë popullor, edhe me partitë opozitare të pas 25 prillit. Këto vite shteti u përqendrua në një palë duar dhe faturat vijon t’i paguajë populli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img