Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qyetetarët e Divjakës.
Basha është pritur nga qindra qytetarë me brohorima dhe flamunj të PD. Si në qytetet e tjera edhe në Divjakë kreu i PD ka mbajtur fjalën, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë demokratët që Shqipëria të shohë ndryshimin.
“Së shpejti do jetë krenari e Shqipërisë Europiane. Shpesh kam qenë në mesin tuaj në shtëpitë tuaja dhe kam parë pamundësinë.
Kemi qenë bashkë në cdo sfidë dhe vështirësi në këto 8 vite në dështime të kryeministrit në ikje. Por kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq plot. Plot me njerëz dhe shpresë, të vendosur për ndryshimin dhe për fitoren. E di keni zbritur këto rrugë me shpresë. Ju me votën tuaj keni në dorë ndyshimin. Pasuritë e Divjakës do kthehen në mirqënje për ju dhe fëmijët tuaja. Turizmi mos vijë nga gjuetija e paligjshme dhe kështu në fushë ne do të kthejmë lirinë dhe do e kthejmë Shqipërinë tek të zotët e vet. Shumica e kanë ndarë mendjen duan ndryshimin,” tha Basha ndër të tjera.