Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha në deklaratë për media: Do bëj realitet premtimet e Ramës 8 vite më parë, legalizime falas dhe ujë të pijshëm në çdo shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se do të realizojë ato premtime që kryeministri Edi Rama i bëri 8 vite më parë, por nuk i realizoi.

Në një deklaratë për media nga selia e PD, Basha tha se do të merret personalisht me dy gjëra, dhënien e legalizimeve falas dhe garantimin e ujit të pijshëm në çdo shtëpi dhe tokë.

Basha gjithashtu tha se do të punojë për rikthimin në Shqipëri të emigrantëve, si dhe për garantimin e shëndetësisë falas.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Dy gjëra, këto 4 vite, do merrem unë përsonalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Mbas 4 vitesh nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat infromale dhe ujin në cdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në cdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.

Kthimi i emigrantëve në vend

Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehn nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshëre të tyre.

A ju duken se i keni dëgjuar këto më parë?

Keni të drejtë.

Pikërisht këto ishin premtimet e Ramës para 8 viteve.

Po Rama nuk ka mbajtur as edhe një nga këto premtime.

Ai ka dështuar në çdo drejtim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll