Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Basha ndan foto nga takimi në Kurbin: T’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të rremë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka ndarë disa foto nga takimi me demokratët e qarkut të Lezhës, për të cilëët thotë se kanë zgjedhur të ardhmen. Në një postim në Facebook kryedemokrati thotë se vendosmëria e tij dhe e demokratëve janë më të forta se kurrë më parë dhe “të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me shpirtin e tyre të madh, demokratët e qarkut të Lezhës kanë zgjedhur të ardhmen, të vetëdijshëm se Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Dhe në emër të vlerave mbi të cilat familja jonë politike është ngritur dhe qëndron, me busullën që na drejton përherë nga perëndimi, ne jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të risjellë demokracinë dhe legjitimitetin në vend.

Vendosmëria jonë është e madhe, aleancat tona janë më forta se kurrë dhe të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img