Kreu i PD, Lulzim Basha ka ndarë foto nga takimi me demokratët të Durrës dhe shkruan se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se PD është e fortë dhe e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike.
“Demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur shpresën sepse vetëm kështu mund t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i dhënë fund tranzicionit, korrupsionit endemik dhe kulturës përçarëse, që synon ta mbajë këtë vend, peng të një grushti të vogël njerëzish.
Partia Demokratike është e fortë dhe e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike. Në aleancë me qytetarët, do të sjellim ndryshimin që për shumë gjatë është mohuar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë” shkruan Basha në postimin e tij.